Vuajti torturat e komunizmit, shuhet Dom Gjergj Simoni

0 206

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Dom Gjergj Simoni.  Ai ka qenë një ndër dëshmitarët dhe bashkëvuajtësit me martirët gjatë kohës së komunizmit.

Dom Gjergj Simoni la pas dhjetëra botime e intervista që dëshmojnë për periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri.

Në vitin 1991 ai ishte ndër të parët meshtarë që u shugurua nga Selia e Shenjtë, ku nisi të bëjë shërbimin në disa famulli.

Postimi i Famullisë së Dajç B/Bunës

Të dashtun, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitartë dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit. Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Dajçit. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!

Pushosh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.