Yuri Kim takon deputetin e PD Agron Gjekmarkaj: Presim një bashkëpunim të fortë

0 142

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj.

Këtë fakt ajo e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social “Twitter”, ku Kim shkrua se pret një bashkëpunim të fortë dhe i uron atij më të mirat në postin e nënkryetrarit të Kuvendit të Shqipërisë.

“E kënaqur të takohem me Deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i kuvendit të Shqipërisë, presim bashkëpunim të fortë”,-shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.