Zbulohet “dhoma e torturave”, 4 kontejnerë ku…

0 59

Policia në Holandë ka zbuluar katër kontejnerë të shndërruar në dhoma torture, në jug të Roterdamit. Arrestimet u bënë më 22 qershor, pas dekodimit të aplikacionit EncroChat, i cili zbuloi një rrjet mbarë europian kriminal, që solli arrestimin e qindra figurave të krimit në të gjithë kontinentit. Në të gjithë Europën janë arrestuar qindra persona dhe sekuestruar më shumë se 27 tonë drogë në Britani dhe Holandë.

Policia holandeze tha se i gjeti kontejnerët para se të përdoreshin dhe viktimat potenciale tani janë fshehur. Brenda tyre kishte një karrige dentisti dhe pranga. Policia gjeti edhe një tjetër godinë në Roterdam që beson se përdorej si bazë kriminale.

Pas dekodimit të aplikacionit, Policia arriti të futej në sistem dhe të kapte mijëra mesazhe, mes tyre edhe të një 40-vjeçari nga Haga. Pasi zbuluan vendndodhjen e kontejnerëve, hetuesit panë që aty punohej përditë, por vendosën të ndërhynin vetëm kur ato ishin drejt përfundimit. Në një kontejner, policët gjetën edhe uniforma policie dhe jelekë antiplumb.

Leave A Reply

Your email address will not be published.