Zëdhënësi i PPE: Miratoni Reformën Zgjedhore sipas paktit. Të sqarohet ligjshmëria e zgjedhjeve vendore

0 94

Michael Gahler, eurodeputet dhe zëdhënës i Partive Popullore Europiane, deklaron se Parlamenti Shqiptar duhet të miratojë marrëveshjen për reformën zgjedhore të arritur më 5 qershor mes forcave kryesore politike.

Në një deklaratë në emër të PPE, Gahler shprehet se “ne e lavdërojmë konsensusin e PS-së në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete“.

Ai shton se “çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur”. Michael Gahler shton se miratimi i kësaj reforme është 1 nga 15 kushtet për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Gahler gjithashtu sjellë në vëmendje faktin se BE ka kërkuar vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Deklarata e zëdhënësit të PPE-së:

Së bashku si Grupi i PPE në Parlamentin Evropian, urojmë partitë në Këshillin Politik Shqiptar, i cili pas Marrëveshjes së 5 qershorit, ra dakord për paketën e reformës zgjedhore. Ne e lavdërojmë konsensusin e Partisë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete.

Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur. Ky konsensus është kusht kyç për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Këshilli Evropian në Mars në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e cenon nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Këto janë tre nga 15 kushtet e rëndësishme që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të korrigjohen devijimet e mëparshme dhe të ecin përpara. Gjithashtu duhet të fillohet procesi penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndër-partiake. Grupi Parlamentar i PEE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.