Zelensky i drejtohet popullit: Secili prej nesh të jetë luftëtar për vendin tij

0 173

Para nisjes së bisedimeve me Rusinë, presidenti presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një tjetër mesazh popullit të tij që po i reziston sulmeve ruse.

Zelensky shprehet i bindur për fitoren e Ukrainës, ndërsa ka kujtuar dhe njëherë zgjedhjene e tij në Presidencë.

Presidenti i Ukrainës, tha se tashmë është koha që të gjithë të jenë luftëtarë që të mbrojnë vendin e tyre.

 “Kur po kandidoja për president thashë se secili prej nesh është President. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë, për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani na është dashur që secili prej nesh të jetë një luftëtar. Luftëtari është në vendin e tij. Dhe kam besim se secili prej nesh do të fitojë. Lavdi Ukrainës”, është shprehur Zelenskiy.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.