Zelensky thirrje trupave ruse: Nëse dorëzoheni, do t’ju trajtojmë si njerëz

0 30

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se duhet të vijojmë negociatat, pasi sipas tij, Rusia ka filluar të kuptojë se fitorja nuk do të vinte në fushën e betejës.

Në ditën e 20 të pushtimit të vendit të tij, Zelensky iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt trupave ruse, duke u thënë që “nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç trajtohen njerëzit”.

“Dhe unë dua t’u them ushtarëve rusë. Ata që tashmë kanë hyrë në tokën tonë. Dhe ata që sapo do të dërgohen për të luftuar kundër nesh. Rekrutët rusë! Më dëgjoni me shumë kujdes. Oficerë rusë! Ju tashmë keni kuptuar gjithçka. Ju nuk do të merrni asgjë nga Ukraina. Do të merrni jetë. Ju jeni shumë. Por edhe jeta juaj do të merret. Por pse duhet të vdisni? Për çfarë? Unë e di që ju doni të mbijetoni. Ne dëgjojmë bisedat tuaja në përgjime, dëgjojmë se çfarë mendoni realisht për këtë luftë të pakuptimtë, për këtë turp dhe për shtetin tuaj. Bisedat tuaja me njëri-tjetrin. Thirrjet tuaja në shtëpi për familjen tuaj. I dëgjojmë të gjitha. Ne nxjerrim përfundime. Ne e dimë se kush jeni. Prandaj, unë ju ofroj një zgjedhje. Në emër të popullit ukrainas, ju jap një shans. Mundësi për të mbijetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet se duhet të trajtohen njerëzit. Si njerëz, me dinjitet”,-shprehet Zelensky.

Leave A Reply

Your email address will not be published.