Zelensky u bën thirrje zyrtarëve të lartë rusë që të dorëhiqen

0 36

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskly u ka bërë thirrje drejtpërdrejt zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre, shkruan BBC

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky. “Do të humbisni gjithçka që keni fituar ndër vite dhe diçka e tillë po ndodh tashmë.”

“E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës”, vazhdoi ai. “Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse vazhdoni të jeni pjesë e propagandës, ju po e vendosni veten në rrezik shumë më të madh.”

Tërhiquni! Disa muaj të papunë është më mirë sesa një jetë të përndjekur ndërkombëtarisht”, përfundoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.