Zgjedhjet e përgjithshme në FSHF, ja cilët janë delegatët e zgjedhur nga Asambleja në Shkodër

0 180

Lazer Matija është zgjedhur si Kryetar i Shoqatës së Futbollit Rajonal në Shkodër.

Matija ka fituar me 15 vota kundrejt 8 votave të kandidatit tjetër për kryetar, Kujtim Shabën.

Për zgjedhjet e përgjithshme për president të FSHF-së, e cila do të zhvillohet të mërkurën e 2 marsit, delegatët e zgjedhur me të drejtë vote që dolën nga Asambleja e Shkodrës do të jetë Edi Martini, Alfred Pjetri dhe Lazer Matija, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Vlen të theksohet se ky votim u mbajt pa praninë e mediave, si në çdo qytet tjetër ku janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.