Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta fton për konsultim partitë lidhur me datën

0 179

Teksa 6 bashki janë në pritje për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale, Presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.