Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, Rama: Spekulim harta, s’ka marrëveshje mes nesh

0 364

55 përfaqësues të vendeve anëtare të OSBE-së, zhvilluan në Vjenë një mbledhje të posaçme të Këshillit të Përhershëm për situatën në Bjellorusi. Drejtuesi i Presidencës së OSBE-së, Edi Rama foli për temat e nxehta të ditëve të fundit, siç është zgjerimi i Greqisë dhe kriza në Bjellorusi. Rama ka përgënjeshtruar sot hartën e publikuar në mediat greke, si shënjuese e re e ujërave territoriale të dy vendeve.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se Greqia po ushtron të drejtën e saj, në kohë kur Shqipëria e ka shfrytëzuar këtë të drejtë që prej vitit 1991 dhe shtoi se marrëveshja që do të bëhet në të ardhmen mes dy vendeve për ndarjen e kufirit detar, nuk ka lidhje me 12 miljet.

”Mosmarrëveshjen e kemi për ujërat territorialë, pasi nuk kemi dakordësim për këtë çështje. Hartat që kanë dalë, njësoj si harta që do të copëtohej Kosova, apo harta si do të shtrihet Shqipëria apo Serbia tej vetes janë spekulime. Që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë disa herë, nuk bëhet dot fshehurazi. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj”.

Muhamed Veliu: Doja të ndalesha në një çështje tjetër, gjatë ditës së sotme është publikuar një hartë për konfigurimin e kufirit detar Shqipëri-Greqi?

Edi Rama: Çfarë është publikuar?

Muhamed Veliu: Nga mediat greke, për konfigurimin e kufirit.

Edi Rama: Nuk kam parë asgjë. Deklarata e Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje, nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë. Ne po punojmë por nuk e kemi arritur këtë ende me palën greke. Shtrirja në 6 milje plus në ujërat territorialë është një e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë ndërkohë me 6 milje që prej 1990.

Greqia nuk e ka kontestuar dhe s’ka çfarë konsteston. Ata që pyesin ku po shtrihet Greqia, i them që mes ujërave territorialë ka ujëra të ndërmjetme, shelf kontinetal. Ka rrugë edhe për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta.

Mosmarrëveshjen e kemi për ujërat territorialë, pasi nuk kemi dakordësim për këtë çështje. Hartat që kanë dalë, njësoj si harta që do të copëtohej Kosova, apo harta si do të shtrihet Shqipëria apo Serbia tej vetes janë spekulime.

Që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë disa herë, nuk bëhet dot fshehurazi. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj.

KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIA???VJENË – PRONONCIM PËR MEDIAN

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 28. August 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.