Zgjidhet misteri/ Nuk ka balsamosje, Maradona varroset pranë…

0 421

Qindra mijëra argjentinas i’u bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona, para se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos, për orë të tëra, në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafundmë njerëzish brohoritën ose thjesht i kaluan pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Tifozët e tij ishin aq të shumtë saqë orari i vendosur për homazhe ishte i pamjaftueshëm dhe pamundësia për ta vizituar të gjithë solli përplasje të ashpra me forcat e rendit. Përleshjet bënë që agjenda të shtyhej edhe me 3 orë, në mënyrë që edhe pjesa e mbetur të mund të përjetonte emocionet e fundit me legjendën e futbollit. Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

Lajmi se ylli i futbollit kishte lënë një testament, ku thuhej se pas vdekjes dëshironte që trupi i tij të balsamosej, u hodh poshtë. “Pibe de Oro” u varros në Bela Vista, periferi e kryeqytetit, atje ku ndodhen edhe prindërit e tij. Me kërkesë të familjes, ceremonia e varrimit u zhvillua në mënyrë private.

Leave A Reply

Your email address will not be published.