Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: Vaksinën do e marrim ne të parët, ja përse

0 325

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur më gjatë për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Sipas saj, vaksina pritet nga momenti në moment të mbërrijë.

Dua të ndalem pak tek çështja e vaksinës e cila ka hyrë në Europë. Si shikohet perspektiva dhe çfarë masash janë marrë për vaksinimin tek ne?

Ne kemi qenë që fillim kur filloi të flitej për vaksinën dhe filloi organizimi ndër botëror për sigurimin dhe mënyrën e përdorimit të vaksinës, kemi qenë të përfshirë në iniciativën e madhe të Gavit dhe kemi bërë pagesat për ta siguruar këtë vaksinë, pra ne do të jemi njësoj dhe do ta marrim në të njëjtën kohë siç do ta marrin vendet e tjera të kësaj aleance.

Përveç vaksinës që e kemi siguruar nëpërmjet kësaj aleance, jemi duke parë edhe mundësi të tjera për t’i marrë nga vendet e BE-së ose në kontakte të drejtpërdrejta. Pra në saj të masave që kemi marrë qysh sa filloi të flitej për vaksinën Shqipëria do ketë mundësinë ta marrë njësoj si pjesa tjetër e botës.

Duhet të kemi parasysh një gjë që është e pamundur që ta marrin të gjithë në të njëjtën kohë. Në fillim do e marrin grupet e riskut dhe pastaj gradualisht do të bëhet dhe tek të tjerët.

Keni një plan se kur mund të kryhet në total vaksinimi i popullatës në Shqipëri, kur mund të vijë vaksina?

Nuk ka një afat kohor sepse duhet që vaksina të jetë e sigurt, po që të jetë e aprovuar.

Nga shkurti?

Po shpresojmë më përpara. Nuk varet nga ne. Nga ne varet që të jemi në të njëjtën kohë me të tjerët, pra të mos ketë asnjë minutë vonesë, t’i kemi marrë të gjithë masat që në momentin që është e disponueshme në të gjithë botën, do jetë edhe për ne. Do jemi ne të parët sepse kemi marrë masa që të jemi në dritaren e parë sepse edhe mund të mos ishim në dritaren e parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.